Saturday, October 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni15-vjeçari humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë

15-vjeçari humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë

Një i mitur humbi jetën, ndërsa një person tjetër mori lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi dje në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, në lagjen Karposh, njoftoi sot SPB Kumanovë.

Në aksidentin rrugor kanë qenë të përfshira një automjet “BMW” me targa kombëtare shqiptare dhe një motoçikletë “Yamaha”.

– Dje, rreth orës 21:40, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në lagjen Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “BMW” me targa kombëtare shqiptare, drejtuar nga I.B. (37) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Yamaha” drejtuar nga një i mitur nga Kumanova. Në aksident, për shkak të plagëve të marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri 15-vjeçar nga Kumanova, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë. Ndërkohë, drejtuesi 16-vjeçar i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës, njoftoi policia.

Një ekip i SPB Kumanovë dhe një prokuror publik kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar. Automjeti dhe motoçikleta janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments