11 medalje për Unionin e Karatesë Shqiptare në Turneun Mbarëkombëtar në Karate
Ditën e diel (24.11.2019) në kryqytetin Shqiptar Tiranë, u zhvillua edicioni i 20 Mbarëkombëtar në karate, për nder të festës së Flamurit, nën organizimi e Federatës Shqiptare të Karatesë, ku morën pjesë Shqipëria, Kosova, Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedonin e Veriut, shqiptarët nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.
UKSHMV në këtë kampionat u paraqit me sportistë nga disa klube si “Uraniku” Dibër, “Kushtrimi”, “Shogun”, “Shkupi” dhe “Eldikan” nga Shkupi, “Rinia” Meteç – Kumanovë dhe “Drini” Strugë.
UKSHMV bëri paraqitjen në tre diciplina si në kata individuale dhe atë kata ekipore (luftë e imaxhinuar) dhe në kumite ( luftë sportive), duke u stolisur plot me 11 medalje, nga të cilat: 3 medalje ari, 3 medalje argjenti dhe 5 medalje bronzi.
Me medlaje të artë u stolisën:
Hamza Zylali (kadet +70kg), Medin Dema ( kata junior) dhe kata ekipore në përbërje nga Medin Dema, Hatab Dardhisha dhe Mugni Sela.
Me medalje të argjentë u stolisën: Rudina Aliu (kadete -54kg),
Fisnik Jonuzi (junior -76kg) dhe Loriana Ramo (juniore -59kg).
Me medalje të bronztë u stolisën:
Velerda Seferi ( kadete kata), Era Koxha (kadete -54kg), Genta Sela (kadete +54kg), Zana Xheladini (junire +59) dhe Ilira Xheladini (seniore -50kg).
Të pranishmit në këtë manifestim mbarëkombëtar i përshëndeti kryetari i UKSHM Alim Hajredini, i cili uroj festën e Flamurit dhe kërkoj që këtë aktivitet, vitin e ardhshëm 2020 kështu të bashkuar ta festojm në një nga qytet shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga afër këtë manifestom ndoqën edhe Luan Gjergji anëtar i kryesisë dhe sekretari Alko Idrizi. Gjithashtu drejtësi ndau edhe gjyqtari Argjent Musliu.
Sportistët e UKSHMV me shumë përgjegjësi i udhëhoqën trajnerët Daut Bilibani, Irfan Aliu, Sabri Ramadani,Seful Osmani dhe Durim Paçuku.