0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

50 të vdekur dhe mbi 2.700 të plagosur, ky është bilanci i raportuar deri më tani nga shpërthimi i ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku, i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të mitur.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur pa që dridhjet filluan të shtoheshin akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të. Sakaq, kujtojmë që në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.