đđ«đ đŁđđ§ đđđĄđđ«đąđđŻđŹđ€đą, đđ«đđŁđ§đđ« đą đ«đą đą đđ€đąđ©đąđ
Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju komunikojmë që skuadra në periudhën në vijim do të udhëhiqet nga trajneri Srgjan Zaharievski.
Kryesia e klubit dhe tekniku 50 vjeçar sot firmosën marrëveshjen, me Zaharievskin që u prezantua zyrtarisht nga ana e presidentin, Nefi Useini.
Srgjan Zaharievski për ndihmës të tij do të ketë Seit Krekën, i cili deri më tani ka punuar me grupmoshat e reja të klubit tonë, ndërsa nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë.
Zaharievski dhe Kreka kanë nisur punën menjëherë me skuadrën, ku kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Zaharievski në të kaluarën ka punuar me Strugën, Pelisterin dhe Metallurgun.
Debutimin në pankinën tonë, Zaharievski me Krekën do ta kenë me 25 shkurt në duelin me Sileksin në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Kryesia, administrata, stafi dhe futbollistët të gjithë në Voska Sport i urojnë mirëseardhje trajnerit të ri Srgjan Zaharievskit dhe ndihmësit të tij Seit Kreka, duke ju dëshiruar sukses në periudhën që pason.
FC.Voska Sport