Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev thotë se Maqedoninë e Veriut e bëri vend të mirë...

Zoran Zaev thotë se Maqedoninë e Veriut e bëri vend të mirë për jetesë! (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë është duke ndërtuar infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, qëllimi i së cilës është  qarkullimi i shpejtë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Kështu ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev në fejsbuk.

“Po ndërtojmë infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, për të gjithë. Infrastruktura e ndërtuar kualitative rrugore dhe hekurudhore është imperativ për ne, sepse paraqet lëvizje të aktivitetit ekonomik, nëpërmjet kalimit të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, ka shkruar Zaev.

Ai më tej ka potencuar se gazifikimi është një nga projektet më të vlefshme për qytetarët dhe kompanitë në vendin tonë për çka në vendin tonë janë ndërtuar 216 kilometra gazsjellës.

“Jemi të fokusuar në ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizime për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Deri tani janë ndërtuar mbi 30 kilometra ujësjellës për 310.000 banorë dhe 37 km kanalizim për 22.500 banorë. Së bashku e ndërtojmë Maqedoninë e Veriut. E bëjmë vend më të mirë për jetesë. Ndërtojmë me plan!”, ka potencuar Zaev, raporton SHENJA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments