Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëYlber Nuredini, njeriu simbol që mban gjallë në Dibër për 18 vite...

Ylber Nuredini, njeriu simbol që mban gjallë në Dibër për 18 vite me radhe Festivalin e “Teatri Shqiptar në Maqedoni”

Me ndarjen e çmimeve më të mirëve, në Dibër përfundoi edicioni i 18-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”.

Çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda shfaqjes “Fqinjët” që erdhi si realizim i teatrit të Gjirokastrës në regji të Milto Kutali. Çmimi për regjinë më të mirë i takoi Elmaze Nurës për shfaqjen “Kopraci” të teatrit të Ferizait, ndërsa si aktorja më e mirë u shpall Dajana Nenaj kurse aktori më i mirë Musa Isufi.

Gjatë shtatë netëve të festivalit, me shfaqjet e tyre morën pjesë trupat teatrale nga Kumanova, Tetova, Gjirokastra, Ferizai, Presheva dhe Gjilani. Në natën e fundit para ndarjes së çmimeve, para publikut të Dibrës jashtë konkurrence u shfaq shfaqja “Karnavalet e Korçës” në regji të Altin Bashës të Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

“Ju falënderoj për praninë e madhe në të gjitha shfaqjet, me çka edhe një herë dëshmuam se qytetarët e Dibrës e dinë se çfarë është arti dhe të njëjtin me dinjitet e vlerësojnë. I falënderoj pjesëmarrësit për shfaqjet e tyre të suksesshme. Shpresoj se deri vitin e ardhshëm do të realizohet ëndrra jonë, festivali të institucionalizohet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, me çka do të marrim më shumë mjete, ndërsa kjo do të thotë se do të kemi program më të pasur të festivalit”, tha drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini duke e shpallur festivalin të mbyllur.

Ky manifestim, që në mënyrë tradicionale mbahet në Dibër edhe këtë vit në mënyrë financiare u mbështet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, me 600 mijë denarë, nga pushteti lokal si edhe prej sponsorëve të tjerë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments