Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVideo/Artan Dika në #Click Plus: Kemi dështuar në edukimin e kuadrove të...

Video/Artan Dika në #Click Plus: Kemi dështuar në edukimin e kuadrove të reja mjeksore

Sistemi i ‘sëmurë’ i shëndetësisë

Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë. Shëndetësia e Maqedonisë po shkatërrohet përpara reformave të shumta të qeverisë. Gjendja më e keqe është në spitalet shëndetësore. Tani është momenti që të bëhet riorganizim, të dihet se sa mjekë kanë shkuar jashtë shtetit ose në sektorin privat, të merren masa për tejkalimin e situatës, njofton Almakos.

Ndërkohë, edhe ikja e kuadrove mjekësore është konsideruar si mjaft shqetësuese për vendin.

“Mosha mesatare e mjekëve amë është 58 vjeç. Sipas llogarive, për tre vjet shumë mjekë amë do të shkojnë në pension”, – shtoi Dika.

“Nuk dallon asgjë për të mirë viti 2017 nga vitet paraprake, Kjo për shkak se nuk kemi marrë donacione të reja, nuk është servisuar aparatura, mungojnë barnat nga lista esenciale. Nuk mund të lavdërohemi në këtë drejtim”, thekson Dika.
Me një fjalë sistemin e shëndetësisë e kanë përcjellë shumë probleme, duke u nisur nga mungesa e barnave, mungesa e profesionistëve shëndetësorë e infermierëve, po ashtu edhe ikja e mjekëve.

Ai gjithashtu mendon se masat e rrepta financiare dhe shtypja e punonjësve shëndetësor do të reflektohen drejtpërdrejt në kujdesin ndaj pacientëve./Almakos

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments