Vdes politikani, sulmohet nga një ari

0
49
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një ish-ligjvënës në Asamblenë e Yakutia, Alexander Krylov, ka vdekur pasi u sulmua nga një ari.

“Informacioni i ndarë në rrjetet sociale fatkeqësisht është konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në fshatin Tomtor me automjet në terren “, tha komandanti i policisë së atij lokaliteti, Igor Vodovozov.

Sqarohet se sot, në orët e para, ndërsa gjuante me shoqërinë e tij, Krilov qëlloi një arushë. Ndërsa iu afrua gjahut, një ari tjetër erdhi duke vrapuar dhe e sulmoi, duke shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

(Struga Ekspres)