Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTrajneri shqiptar plagos bullgarin në Zvicër

Trajneri shqiptar plagos bullgarin në Zvicër

Autori i sulmit me thikë i cili në Riazzino të Zvicrës, në një diskotekë kishte plagosur rëndë një 18-vjeçar, është trajneri shqiptar i futbollit A. D. (26) nga FC Altdorf. Pasi e theri në shpinë shtetasin bullgar 18-vjeçar, ai u mundua ta mbulojë veprën e tij duke u zhdukur.

Por, policia zvicerane ka arritur ta kapë. A. D. (26) është autori i therjes me thikë, i cili më 29 tetor të këtij viti, në diskotekën Vanilla në Riazzino, ka plagosur rëndë një shtetas bullgar(18). Shtetasi zviceran, me prejardhje shqiptare është rritur në Kantonin Uri të Zvicrës. Djaloshi këtu vlerësohet si i integruar mirë. Ai është angazhuar në shoqatë dhe ka trajnuar ekipin FC Altdorf.
Natën e kobshme, pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit, A.D. me disa shokë të ekipit kanë shkuar nga Altdorfi për në Riazzino, shkruan “Blick”, përcjellë “Gazeta Lajm”. Futbollistët këtu kanë dashur të festojnë përfundimin e ndeshjeve. Por, në vend të kësaj, në Vanilla shkaktohet zënka. Sipas dëshmitarëve të rastit, zënka ka ndodhur në katin e parë. Ka qenë ora 02.00 e mëngjesit kur disa anëtarë të ekipit nga Altdorfi u përfshinë në mosmarrëveshje. A.D. e nxjerrë një thikë dhe e godet viktimën e tij në shpinë.

Pas kësaj, grupi largohet. Jo shumë larg nga diskoteka, A.D. e hedhë thikën në një kanal. Vetëm tre javë pas ngjarjes, policia zvicerane i ka rënë në gjurmë. Sipas një informate të Radiotelevizionit shtetëror zviceran RSI, fillimisht ishte arrestuar një mik 21-vjeçar i A.D. i cili jeton në Tiçino dhe është intervistuar.

Më pas, policia e ka arrestuar A.D. në Uri dhe e ka burgosur në La Stampa. Atje me siguri se do të qëndrojë pak më gjatë, për festat e fundvitit, por ndoshta edhe deri në fund të janarit. (Gazeta Lajm)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments