Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTë famshmit që kontribuuan për fatkeqësinë në Shqipëri

Të famshmit që kontribuuan për fatkeqësinë në Shqipëri

Festa e Flamurit i gjeti këtë vit shqiptarët gjithandej më të bashkuar se kurrë dhe atë për një kauze të vetme, që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë dhe shqiptarëve atje pas tragjedisë nga tërmeti i së martës, raporton emisioni #gjesi në T7.

Tërmeti i cili mori jetë njerëzish e la shumë të lënduar, trokiti në mendjen dhe zemrat e shumë njerëzve, organizatave e bizneseve të ndryshme.

Këtu përjashtim nuk bëjnë as artistët e shumtë, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë treguar gatishmërinë për të pritur njerëz në shtëpitë e tyre dhe për të dhënë kontribut në forma të ndryshme, duke lënë kështu numra kontaktues për gjithë ato familje që kanë nevojë.

Një ndër të parët i cili ka ofruar ndihmë është reperi Genc Prelvukaj, i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës, në Mal të Zi.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.

Reperi tjetër, Noizy, nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se kushdo që ka nevojë për ushqim, të drejtohet te stadiumi i Durrësit. Ai ka publikuar disa pamje, ku shihet duke përgatitur ushqimin së bashku me qytetarët për të prekurit nga tërmeti të cilët kaluan natën në qiellin e hapur.

“Edhe pse patëm fatkeqësi zemrat nuk i prishem, madje mësuam se sa shumë e duam njëri-tjetrin. Nuk kam fjalë për gjestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë. Mund të kem parë vet me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO!” , ka shkruar Noizy.

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim, ndërsa Ledri Vula ka lajmëruar se familja e tij ka vendosur që të lëshojnë rezidencat e tyre nëpër Prishtinë për familje deri në 10 persona. Capital T në “Instagram” ka postuar një video ku tregon për ndihmën që ofron ai.

Edhe Mozzik u angazhua në mbledhjen e ndihmave së bashku me organizatën “Fundjavë ndryshe”, kurse reperi Gold Ag bashkë me shumë persona të vullnetit të mirë mes tjerash vizituan familjet që po qëndronin në qiellin e hapur në stadiumin e Durrësit.

Ndërkaq Ermal Fejzullahu ka njoftuar se ai bashkë me familjen kanë ndarë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar“, shkruan Ermali.

Ndryshe, shumë personalitete të tjera publike bënë thirrje për mobilizim për të dhuruar donacione për Shqipërinë. Mes tyre, janë Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Nora Istrefi e Tayna.

Ndihmat dhe donacionet po vazhdojnë./Vjosa Haxhijaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments