Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëShtate vjete pavaresi

Shtate vjete pavaresi

Sot Kosova feston shtate vjetorin e Pavaresise.

Pak histori deri te Pavaresia;

Duke e parë represionin e vazhdueshëm të policisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullit shqiptar filluan të dalin grupet e para të armatosura ku edhe dolën publikisht më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në vitin 1998 filluan sulmet e policisë mbi fshatrat ku qëndronte UÇK-ja për tu zgjeruar edhe në gjithë territorin e Kosovës.

Në mars të vitit 1999 NATO filloi sulmet ajrore mbi Serbinë pas marrëveshjes së Rambujesë e nënshkruar vetëm nga pala kosovare. Gjatë kësaj lufte u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, shumë u plagosën, më shumë se një milion njerëz u deportuan ndërsa u dogjën shumë shtëpi dhe shkolla

Në qershor të vitit 1999 Serbia pranoi kapitullimin dhe nga ky moment filloi një kthesë e re për shqiptarët.

Kosova administrohej nga UNMIK-u, UÇK u çarmatos e cila u shndërrua në TMK e cila e kishte rolin si organizatë civile me kompetenca të vogla.

Për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës OKB angazhoi ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari i cili propozoi një plan gjithëpërfshirës për statusin Kosovës me një pavarësi të mbikëqyrur ushtarake ndërkombëtare. I gjithë procesi u dakordua me Prishtinën dhe u miratua shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të Ahtisaarit.

Kështu, Bashkimi Evropian miraton dërgimin e misionit civil në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e pakos së Ahtisaarit dhe për të siguruar sundimin e ligjit në shtetin më të ri të familjes evropiane. Pas këtij hapi, Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Po në këtë vit Kosova u bë me Kushtetutë ndërsa një vit më vonë TMK u transformua në FSK por me kompetenca si të njëjta me TMK-në. Pritet që Kuvendi të miratojë ligjin ku FSK të shndërrohet në ushtri.

Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë Kosova po përballet me papunësinë e madhe, me protesta të arsimtarëve, minatorëve dhe mbi të gjitha me ikjen e qytetarëve nga vendi.

Sipas statistikave mbi 50 mijë qytetarë vetëm nga nëntori i vitit të kaluar deri më tani e kanë braktisur Kosovën. Në mesin e të ikurve janë edhe mbi 5 mijë nxënës, ndërkohë që po vazhdon ende ikja e njerëzve që nëpërmes territorit serb po ia mësyjnë shteteve të Evropës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments