Maqedoni, Slider

Saraj,u krijuan katër nëndegë te Levizjes per Reforma

Sonte në Saraj u krijuan katër nëndegë, nëndega qendër, Bukoviq dhe Arnaqi. Në nëndegën qendër u zgjodh kryetari i ri z. Besir Neziri, në Lubin z. Afrim Sulejmani, në Bukoviq kryetar nëndege është zgjedhur z. Nuredin Nuredini, dhe në Arnaqi z. Xhemzi Sulejmani.

Sipas kryetarit të Këshillit të degës z. Qerim Mamuti, pjesa më e madhe e nëndegëve janë krijuar tashmë, në ditët në vijim mbeten edhe nëndegë më të vogla. Në krijimin e nëndegëve të sotme, përpos kryetarëve dhe kryesisë së nëndegës janë zgjedhur edhe kuvendarët e degës dhe delegatët e Kongresit të VI-të.

March 3, 2015

Struga Ekspres