Tuesday, March 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëRrugë Jete

Rrugë Jete

Jam aq shumë gjallë
kur fus në valixhe fëmijërinë
kur nxitoja këmbëzbathur te Kodra e Kuqe
kur nëna ma lyente bukën me vaj,kripë e piper
kur bukën haja thatë”se të bëhen faqet e kuqe”
kur kaloja me frikë Uren e Shejit
rrugës për në shkollë
kur dëgjoja pizgen e Tishit
kur hije me bënin dy rrapat
këtu në Veleshtë.
Jam shumë gjallë
kur laja sytë për Eremi në Dri për shëndet
kur shkoja për kukurek Diten e verës
kur gjyshja na zgjonte me degën e thanës në mëngjes.
Jam aq pak gjallë
kur e sotmja është ndryshe
kur shoh në terr
kur gjërat nuk janë,ashtu siç janë
kur futëm në katrahurë
kur mblidhem kruspull nga ethet e kohës
kur toka skuqet nga turpi
kur liria asimetrike merr formën e zhivës.
Jam aq pak gjallë
kur s’çan kokë dashuria
e muret e zemrës prej qelqi
thyhen në tetëdhietë e dy copë
kur mjellma e zezë ikën pa mirupafshim.
T’ja mbathi nga sytë këmbët
sepse s’e duroj dot të sotmen
se qentë s’ndalen së lehuri
si duroj dot ulurimat,britmat,piskëllimat
do t’ja mbathi nga njerëzit
Po ku???

Autor:Xheladin Muça

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments