Qytetari i ndershëm i habit të gjithë, kthen çantën e gjetur me 75 mijë euro

0
16


Një çantë me rreth 75,000 euro u gjet nga një pushues para Hotel Kosuta në rajonin Tuzla të Bosnjës, dhe meqë lajmi u bë i ditur, mund ta merrni me mend se ato iu kthyen pronarit!

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ky lajm u konfirmua nga menaxheri dhe pronari i hotelit, i cili tha se vetëm një njeri i ndershëm mund të kishte bërë një veprim të tillë.

“Pronari i çantës është një njeri që jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Para hotelit, ai parkoi një makinë dhe shkoi diku për të bërë pazar. Çanta me para i ka rënë nga makina, pa e kuptuar ai fare.

Disa orë pasi u gjet çanta, pronari i çantës mbërriti në hotel dhe e falënderoi.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5