Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionQëndroni në Atdhe, bashkë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Qëndroni në Atdhe, bashkë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Qëndroni në atdhe,bashkë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ndihemi thellësisht të zhgënjyer nga zhvillimet e fundit në vend,duke parë se në ç’mënyrë të pandërgjegjëshme po keqpërdoren pozicionet zyrtare dhe ligjore të shtetit.

Maqedonia e Veriut pretendon të arrijë përmirësime reciproke në spektrin e drejtësisë,zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës,si dhe udhën drejt ratifikim antarësimit në Nato dhe synimin për t’u bashkangjitur drejt familjes europiane.

Në realitet shohim shumë çalime dhe çrregullime në këto proçese,fatkeqsisht synimin të cilin e kemi,nuk po e zhvillojmë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e kërkon bota demokratike dhe liberale.
Përveç që nuk po zbatohet zëri ligjvënës nga individët keqpërdorues të atyre pozicione por vazhdimisht po shohim sondazhet e drejtësisë selektive,gjë e cila mbjell frikën e sigurisë dhe lirisë qytetare.

Ngjatjet e fundit janë rrënja e thellimit të krizës politike,hamendje dhe defokusim paraprakisht të ngjarjeve që akoma ngelën peng,të pazgjidhura dhe të pazbardhura në syrin e opinionit të gjerë dhe të ndërkombëtarëve.

Zëri i Platformës duke i anashkaluar të gjitha skenat e lartpërmendura,me dinjitet do të përfaqësojë interesin e rinisë shqiptare në Maqedoni,duke ia tërhequr vërejtjen Qeverisë së RMV-së dhe subjekteve politike shqiptare,që gjeneratat e reja mos të i viktimizojnë,mos të i përdorin si vegla të infiltirimeve të tyre,të mos i përfshinë në aferat e tyre,thjesht të qëndrojnë larg rinisë.Nuk do të lejojmë që të jemi pre e krizave dhe ngërçeve politike,por kërkojmë që të na lejojnë që jetën tonë rinore dhe studentore t’a përjetojmë ashtu siç duhet përjetuar dhe ashtu siç zbatohet lirshëm gjithandej vendeve euro-atlantike dhe përparimtare.

Duam t’a shijojmë rrugëtimin tonë duke mos na penguar absolutisht fare në zërin e lirië,mendimin e lirë dhe në hapsirat e tona të mundëshme që i kemi të garantuara me Kushtetut.

Në të kundërtën ne jemi dhe çdoherë do të mbetemi shtylla kryesore e shtetit,do të luftojmë fuqimisht në mënyra të ndryshme,padrejtësinë,thyerjen e ligjeve,korrupsionin,dhunën,racizmin,shovinizmin si dhe të gjitha fenomenet negative që dëmtojnë interesin e shoqërisë dhe ardhmërisë.

#JEMINJË
#PLATFORMARINORESHQIPTARE

Shkup
24 Gusht 2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments