Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNusret Ziba: Struga ime, Strugë moj!

Nusret Ziba: Struga ime, Strugë moj!


Struga ime Strugë moj!
Isha në hamendje a të shkruaj a të hesht.Por përsëri mbisundoi kjo e para.Sikur të kisha atë grushtin Migjenian e ti bija kësaj Strugës që nuk bëzan.Struga ime e strukur,e heshtur,e katandisur si mos më keq e ngulfatur dhe e nëpërkëmbur e tkurrur dhe e zhytur në harresë.
Struga ime qe sot do të duhej të gumëzhonte nga gjallëria e vendoreve dhe e vizitorëve ajo cdo ditë e më shumë po zvogëlohet nga pak.Te zvogëluan shpirtvegjëlit do thoshte një proferor yni i nderuar.Të katandisën në një deponi mal që cdo ditë merr jetën e ndonjë bashkëqytetari tënd,ti uzurpuan hapsirat publike për te bërë biznese klienteliste edhe atëherë kur u skadojnëkoncesionet,të lanë me një rrjet ujësjellësi e kanalizimi te para gjysëm shekulli e te mos flasim per kaosin rrugor sidomos gjatë muajve të verës.Te mbushën me lojra fati ne cdo cep tëndin (sidomos në zemrën tënde),të premtuan se do ti hiqnin larg qendrës dhe larg institucioneve dhe nuk ti hoqen kurrë.
Ti partizuan dhe klientelizuan shkollat me drejtorë militantë partish,me arsimtarë qe nuk dine tabelën e shumëzimit apo nuk dinë ta thonë alfabetin e shqip gjer në fund(të më falin pjesa dërmuese e arsimtarëve meritor)
Të katandisën shëndetësinë ne kushte mizerabël.Ta korruptuan një pjesë te personelit mjekësor(mjer ata qe u bie te sëmuren se do te heqin te zinjtë e ullirit)
Të bënë e cnuk të bënë,të gjitha të zezat ti bënë.Po ti fol he burrneshë se ti ke folur kur ka qenë nevoja mos hesht ,se ti je Struga e Ibrahim Temos dhe komandant Strugës,bertit e thërrit,çirru e stërçirru derisa nuk është bërë vonë..

26.10.2019
Nusret Ziba
Anëtar i Kryesisë Qendrore i Lëvizjes BESA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments