Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Në Zvicër kërkohen tre mësues për të mësuar nxënësit shqiptarë, ja kushtet
Maqedoni, Slider

Në Zvicër kërkohen tre mësues për të mësuar nxënësit shqiptarë, ja kushtet

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore: Altstätten, Rebstein dhe Heerbugg.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
– të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
– të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në ëord ose pdf në adresën elektronike: sherifi­_289@hotmail.com dhe vaxhid_sejdiu@hotmail.com
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër

Buchs, 12. Dhjetor 2017

Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG

Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve

December 18, 2017

Struga Ekspres