Në Frëngovë vidhen dy shtëpi brenda 24 orëve

0
24
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Vjedhjet nuk kanë të ndalur në fshatin Frëngovë të Strugës, ku pardje brenda natës janë vjedhur dy shtëpi duke shkaktuar dëme materiale,informon Struga Ekspres.

Sipas një banori të cilit i është shkaktuar dëmi material nga grabitësit, rastin e ka lajmëruar në polici duke raportuar që shtëpia i është vjedhur.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin në fjalë.

Banorët e Frëngovës kërkojnë ndihmë nga organet policore duke kërkuar më shumë siguri dhe se patrullimi i policisë në këtë lokalitet të jetë sa më i shpeshtë.

Vjedhjet nëpër fshtatra dhe qytetin e Strugës janë evidente pothuajse çdo javë.(Struga Ekspres)