Myftiu Salim Sulejmani: Ata që e ushqyen me bukë, ata shpifin për BFI-në dhe institucionet shtetërore heshtin
Qyteti, Slider

Myftiu Salim Sulejmani: Ata që e ushqyen me bukë, ata shpifin për BFI-në dhe institucionet shtetërore heshtin

Shokët e pejgamberit a.s. janë gjenerata më e mirë e ardhur në këtë botë të cilët me gjitha sfidat dhe sprovat arritën të përçojnë mesazhin e Zotit në të katër anët e botës. Ata bashkë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s i përballuan të gjitha sfidat dhe sprovat. Kur Pejgamberi a.s. u sprovua me shpifjen që iu bë bashkëshortes së tij hz Aishes r.a, njeriu që u godit më së shumti nga kjo sprovë pas Pejgamberit a.s ishte shoku më i ngushtë, ai që e shoqëroi atë në hixhret, Ebu Bekri r.a. hz Aisheja ishte e bija e tij. Zjarrit të shpifjes i frynte një njeri i quajtur Mistah. Ky ishte njeriu të cilin Ebu Bekri r.a. e ushqente çdo ditë me[
bukë. Dhe kjo e bëri edhe më të rëndë pikëllimin e Ebu Bekrit sepse shpifja vinte nga njeriu që ai e ushqente çdo ditë me bukë. Fenomeni i Mistahut, vëllezër të dashur ekziston njëjtë edhe sot e kësaj dite. Të gjithë jemi dëshmitarë se kohët e fundit Bashkësia Islame,institucioni më i lartë i muslimanëve sulmohet me të madhe. Është duke u zhvilluar një kampanjë e hatashme shpifjes ndaj këtij institucionit tonë fetarë. Dhe më e keqja është se të gjitha këto shpifje vijnë nga ata që ky institucion i ushqeu me bukë dhe ua dha mundësi për t’u shkolluar. Për fat të keq institucionet shtetërore, “shpëtimtarët” nga të cilët shpresuam shumë janë të shurdhër dhe nuk ndërmarrin asnjë hap për të ndaluar këto sulme dhe shpifje ndaj Institucionit fetarë të muslimanëve tek ne.

Pjesë nga hutbeja e mbajtur nga Myftiu i Strugës Mr. Salim Sulejmani në xhaminë “Lulishte” Strugë.

October 11, 2019

Struga Ekspres