Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistrja bullgare: Goce Delçev ka qenë bullgar, mos ti gënjejnë fëmijët (VIDEO)

Ministrja bullgare: Goce Delçev ka qenë bullgar, mos ti gënjejnë fëmijët (VIDEO)

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për Goce Dellçevin. Ministrja e jashtme e bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas dështimit të komisionit të përbashkët historik dhe arsimor për të harmonizuar tekstin për Goce Dellçevin, në disa paraqitje publike tha se si shtet janë të prekur nga sugjerimi nga ana jonë që Dellçevi të përkujtohet së bashku më 7 tetor kur në 1946 Bullgaria ia dorëzoi mbetjet mortore Maqedonisë. Sipas Zaharievës, propozim data është një nga tradhtitë më të mëdha të kryera nga Partia Komuniste Bullgare.

Unë kam thënë shumë herë në bisedimet plenare të Komisionit dhe në konferencat për shtyp, ne nuk duam asgjë më shumë se të vërtetën. Nuk ka mënyrë si të bësh kompromis me të vërtetën. Nuk ka mënyrë si të bësh kompromis me të vërtetën. Goce Dellçev vetë e ka thënë se çfarë është – ai është bullgar. E shkroi dhjetëra herë- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Zaharieva shpreson të përshpejtohet dinamika e punës së komisionit të përbashkët lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore për personalitetet, datat dhe festimet.

Sepse në qoftë se vazhdojnë ti gënjejnë fëmijët e tyre, nuk ka si të përpiqemi t’i edukojmë ata në nacionalizëm të rremë, nuk është e mirë për ta, për të ardhmen e tyre. Po, Bullgaria nuk ka asnjë pretendim për historinë e Maqedonisë së Veriut, pas vitit 1944. Ne nuk kemi asnjë. Në të vërtetë, secili eci rrugës së tij. Ne jemi shteti që i pari i njohu- theksoi Ekaterina Zaharieva.

Tensionet në marrëdhëniet Sofje-Shkup u ngritën rreth Goce Dellçevit, nëse ai ishte bullgar ose maqedonas. Përveç Zaharievës edhe profesorit Ivan Ilçev, një anëtar i komisionit bullgaro-maqedonas për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme historike, në një intervistë për “Dnevnik-un” bullgar, tha se 7 tetori për përkujtimin e Goce Dellçevit është i papranueshëm. Ilçev në intervistë shpjegoi se komisioni deri tani pas gjashtë takimeve të mbajtura, kishte arritur marrëveshje se Samuili ishte një mbret bullgar, se Goce Dellçevi ishte bullgar dhe se nuk ka pasur okupim fashist bullgar.

Bojan Stojanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments