/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Mendi Qyra i bën thirrje Arbër Ademit : Në mënyrë urgjente të organizoni mësimin online për fëmijët
Qyteti, Slider

Mendi Qyra i bën thirrje Arbër Ademit : Në mënyrë urgjente të organizoni mësimin online për fëmijët

Në këto ditë të shqetësuara si pasojë e Corona virusit, duhet që të gjejmë metoda të mundshme, për t’i kompensuar veprimtarit e humbura. Në këtë drejtim i drejtohem ministrit të arsimit:
Z. Arbër Ademi
Shkollimi dhe edukimi i fëmijëve tanë, është gjëja më e shtrenjtë për ne dhe për ta. Kurse ne dhe Ju duhet gjetur mënyrën për fëmijët tanë, që të vazhdojnë mësimet edhe në raste të këtilla të jashtëzakonshme.
Metoda e mundshme fal teknologjisë është nga shtëpia, online!
Prandaj ju ftoj Ju që në mënyrë urgjente të organizoni dhe zbatoni këtë metodë për të vazhduar mësimin.
Jam i bindur që kam përkrahjen e të gjithë prindërve.
Me respekt
M. Qyra

March 15, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres