/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Menaxherja e filmit serial “Më fal” fton struganin Emin Muça të jetë pjesë e filmave të saj serial (FOTO)
Kulturë, Qyteti, Slider

Menaxherja e filmit serial “Më fal” fton struganin Emin Muça të jetë pjesë e filmave të saj serial (FOTO)

Shqiptari nga Veleshta e Strugës, Emin Muça i cili ka arritur të takojë mbi 15 herë aktorët e serialit turk “Beni Affet” (Më fal)një ndër serialet më të ndjekur turk si në Maqedoni,Shqipëri apo Kosovë,tashmë llogaritet si një mikë i ngushtë i stafit realizues të këtij seriali.

Emin Muça ka krijuar një miqësi të veçantë me aktorët dhe menaxheren e këtij seriali të famshëm.

Menaxherja e këtij seriali, Halife Melisa Roan i ka bërë edhe një ofertë struganit Emin Muça që në projektet e ardhshme të jetë edhe ai aktor i filmave të saj serial.

Këtë e konfirmon edhe vet Emin Muça,ku sipas tij në muajin nëntor ai do të jetë aktor i ardhshëm i filmave serial turk.

Për projektet e ardhshme është shprehur edhe vet menaxherja nëpër mediat dhe gazetat turke duker përmendur edhe emrin  e struganit Emin Muça.


May 1, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres