Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLlatasi sot del para drejtësisë!

Llatasi sot del para drejtësisë!

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seanca e parë për rastin “Total”, në të cilin është i akuzuar kryeredaktori i televizionit të afërt me VMRO-DPMNE-në – “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas dhe tre ndërmarrje (në të cilat është udhëheqës dhe pronar Llatas) për fshehje të tatimit.

“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.

Përndryshe, gazetari kontrovers Llatas, ishte një ndër personat i cili u paraqit edhe në “bombat” e opozitës, ku dëgjohej duke biseduar me “naçallnikun” – ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Llatas në bomba gjithashtu flet edhe për mënyrën se si t propagandohet arrestimi i liderit “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments