Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Lajm i mirë: Mjekët specialist nga muaji shkurt i kanë pagat nga 100 mijë denarë
Maqedoni, Shëndetësi, Slider

Lajm i mirë: Mjekët specialist nga muaji shkurt i kanë pagat nga 100 mijë denarë

Nga muaji shkurt mjekët specialistë do t’i kenë pagat nga 100 mijë denarë. Gjithashtu rritje të pagave do të ketë edhe për të punësuarit e tjerë shëndetësor, raporton TV21.

Për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm 25%, 15% për bashkëpunëtorët shëndetësisë si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë arritur një marrëveshje për anekset e dy marrëveshjeve kolektive dhe ajo u nënshkrua disa ditë para se Qeveria teknike të fillonte punën, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një dalje për mediat.

January 8, 2020

Struga Ekspres