Kujdes me antibiotikë!
Showbiz, Slider

Kujdes me antibiotikë!

Fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë. Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve.

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.

Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike.

Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet, është mundësia e shfaqjes së reumatizmit së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’. Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve.

Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.

Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat.

Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34% të infeksioneve të lëkurës, 55% të sëmundjeve të diarresë, 50% të pneumonisë.

September 15, 2018

Struga Ekspres