Wednesday, April 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKetrin Eshton: BE-ja duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

Ketrin Eshton: BE-ja duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut


BE-ja duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për shkak të Marrëveshjes së Prespës, e cila ishte shumë rëndë që të arrihet, deklaroi në Beograd ish përfaqësuesja e lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Ketrin Eshton, duke shtuar se pikërisht në këtë qëndron vlera e BE-së.

“E di se dëshironi perspektivë të qartë evropiane dhe kornizë kohore. Në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit punoni për veten dhe unë jam e bindur se e ardhmja juaj është në BE dhe mezi e pres atë ditë”, porositi Eshton në panelin e sotëm të Forumit të Sigurisë në Beograd (FSB), i titulluar “Zgjidhje të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

Siç informon korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, shumica e pjesëmarrësve në panelin i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të mos e anulojë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se anulimi i ri do të dërgojë sinjal të keq për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Bashkëpunëtori në Institutin e Vjenës për shkenca shoqërore, Ivan Vejvoda, i cili njëkohësisht ishte edhe moderator i panelit, tha se Bashkimi Evropian nuk humb asgjë me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përderisa për rajonin kjo do të ishte porosi shumë e rëndësishme.

Sipas tij, vendimi i tillë në vendet e BE-së do të ishte “lajm i faqes së shtatë të gazetave”, sepse deri te zgjerimi sigurisht nuk do të arrihet në shtatë ose tetë vitet, nëse gjithçka rrjedh mirë.

Drejtoresha e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Suzane Shic, deklaroi se sipas Gjermanisë, BE-ja nuk do të jetë komplete pa Ballkanin Perëndimor dhe se shpreson për vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse kjo do të përfaqësonte sinjal të rëndësishëm për Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, por edhe për gjithë BE-në.

“Pajtohem me shumë skeptikë se Shqipëria ka shumë më shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këtë më së miri do ta bëjë nëse është në tryezën e bisedimeve me BE-në. Nëse themi ‘jo’ në këtë proces, ne do t’u bëjmë shërbim atyre të cilët nuk dëshirojnë sundim të së drejtës dhe parandalim të korrupsionit në rajon”, theksoi Shic.

Ajo, gjithashtu, theksoi se marrëveshja eventuale mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë me rëndësi të madhe dhe iu bëri thirrje të dyja palëve që të arrijnë marrëveshje e cila do t’i zgjidh të gjithë çështjet e hapura dhe do të kontribuojë për stabilitetin rajonal.

Drejtori i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme për Evropën kontinentale dhe ish ambasador në Serbi, Frederik Mondoloni deklaroi se vendi i tij padyshim e sheh Ballkanin Perëndimor në BE, e cila “nuk do të ishte komplete pa rajonin”.

Megjithatë, ai shtoi se kandidatët duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet, ndërsa paralelisht me atë të reformohet Unioni.

“Dera nuk është mbyllur. Ne nuk themi ‘jo’. Këshilli i Evropës është i ndarë, ne themi ‘po’, por vendet duhet t’i përmbushin kushtet”, deklaroi Mondolini.

Ai shtoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është realitet, se Franca dëshiron të jetë prezente në rajon dhe se do të mbetet e angazhuar.

Duke folur për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, Mondoloni tha se “status quo” është situatë shumë e rrezikshme dhe se duhet të arrihet marrëveshje për përmbajtjen e së cilës duhet të merren vesh të dyja palët.

Drejtori i Departamentit të Shtetit amerikan për Evropë Jugore dhe Qendrore, Dejvid Kostelançik, vlerësoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet çështje shumë e rëndësishme për SHBA-në, duke theksuar se përpjekjet e Beogradit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve të tjera e prishin atmosferën dhe e pengojnë dhe rëndojnë progresin në dialog.

Ai porositi se SHBA-ja shpreson se Kosova do të formojë qeveri e cila e mbështet dialogun me Beogradin, e cila do t’i heqë taksat për importin e mallrave nga Serbia dhe e cila do të jetë e bashkuar dhe do të ketë qëllime reale.

Kryetarja e Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike Sonja Liht, theksoi se organizatorët e Forumit të Sigurisë në Beograd janë të bindur thellë se anulimi i fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën e minojnë idenë për anëtarësim në BE dhe se bëjnë të kuptojnë se nuk do të arrihet as sundimi i së drejtës, as liria e medieve në këto vende.

“Kërkojmë që liderët e BE-së ta shqyrtojnë vendimin për shtyrjen, sepse fillimi i negociatave nuk nënkupton anëtarësim në BE. Në të kundërtën, jini të vetëdijshëm se gjithë rajonit do t’i bëhet dëm i madh”, porositi Liht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments