Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderJa shenjat që paralajmërojnë që burri po ju tradhton

Ja shenjat që paralajmërojnë që burri po ju tradhton

Tradhtia në një lidhje vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më të ndryshme. Arsyet që çojnë drejt tradhtisë janë të shumta, si psh: Një jetë e pakënaqshme në çift mes dy palëve; formë hakmarrjeje ndaj partnerit që tradhton; dëshirë për t’u ndjerë i dëshiruar seksualisht; Nostalgjia për kohët e para të dashurisë; nevoja për përvoja të reja pas monotonisë në shtrat, etj. E vërteta e hidhur është se disa burra kthehen në shtëpi me ndonjë shenjë buzëkuqi dhe me aromën e parfumit të ndonjë gruaje tjetër. Ndodh që shenjat të mos jenë gjithnjë kaq të dukshme, por nëse jeni në gjendje t’i shihni me kujdes, ato janë gjithnjë aty. Ja 11 këshillat që Danin Manet, një investigator privat u jep grave që mendojnë se burri po i tradhton.

Ndryshime të papritura në pamjen e tij. “Nëse bashkëshorti juaj po përpiqet të transformohet në një tjetër burrë, kjo mund të jetë më shumë se një krizë e moshës së mesme”, paralajmëron Manet. Ai vazhdon duke thënë se ndryshimet drastike dhe të pashpjegueshme, që një burrë i bën pamjes së tij, stilit të veshjes dhe formave të trupit, janë gjithnjë shenja të pagabueshme të një tradhtie. Nëse ai vishet ndryshe për në punë, mbase është një kolege, personi që po përpiqeni të gjeni. Nga ana tjetër nëse bashkëshorti juaj i shëndoshë, që deri më parë nuk e kishte problem peshën, ka filluar të shkojë në palestër dhe të kujdeset për format trupore, mund të mos jeni ju personi që po përpiqet të impresionojë. Ai mund të jetë duke u përpjekur të duket bukur për një interes të ri dashuror, ose dëshiron të ruajë të njëjtin fizik me një grua më të re. S’mund të përjashtohen rastet, që personi me të cilin po ju tradhton punon në palestër ose ushtrohet atje.
Sjellja e tij karshi jush ndryshon shumë. Ndryshimi i humorit të tij mund të jetë më tepër sesa thjesht një periudhë stresi në punë. Meshkujt shpesh bëhen nervozë kur u duhet të jenë në dy vende të ndryshme njëkohësisht. Nëse tjetra po i ushtron presion që të kalojë më shumë kohë me të, atëherë bashkëshorti juaj do të përpiqet të krijojë grindje me ju, në mënyrë që t’ia mbathi sikur është shumë i zemëruar dhe të shkojë tek ajo. Nëse ai jo vetëm po nis zënka, por gjithashtu ka filluar t’ju kritikojë për gjëra që më parë nuk e shqetësonin, si për shembull pamja juaj, zakonet e të ngrënit dhe inteligjenca, ka shumë gjasa të mos jetë problemi te kilogramët që keni shtuar, por te fakti që mes jush ka hyrë një femër tjetër. Tradhtia krijon shumë probleme dhe tension, për të dy partnerët në çift. Duhet t’i shtojmë kësaj edhe faktin që tradhtia duhet të jetë e ndershme, ndaj meshkujt fillojnë të fokusohen mbi gjërat që nuk pëlqejnë te ju, për të justifikuar kështu veprimet e tyre.
Ai bëhet gjithnjë e më i largët. Distanca emocionale është fakti numër një që tregon për mungesën e besnikërisë, pasi është e vështirë të përcjellim emocione të ngrohta te dy njerëz njëkohësisht. Krijimi i një intimiteti emocional me një person që nga ana tjetër po e tradhton, është një sfidë që jo çdo burrë mund ta përballojë. Shumica e njerëzve thjesht nuk mund të mbajnë mbi shpatulla peshën e tradhtisë, për këtë arsye krijojnë një largësi. Ky hendek që krijohet mes jush, ka edhe favoret e veta për atë që tradhton, në këtë mënyrë ai rrezikon më pak të zbulohet. Nëse ai nuk flet shumë, ka më tepër gjasa të mos thotë ndonjë gjë inkriminuese. Nëse bashkëshorti juaj fillon t’i shmanget qëndrimit vetëm me ju dhe nëse bisedat tuaja bëhen shumë sipërfaqësore, ai mund të jetë duke ju shtyrë larg, pasi po afrohet shumë me dikë tjetër. Për shembull nëse ai ka filluar të mos ju thotë më fjalë të ëmbla apo nuk jua kapë më dorën në publik, atëherë ai mund të jetë duke e kursyer dashurinë për dikë tjetër, në mënyrë që të mos ndihet fajtor përball lidhjes së re.
Sjelljet prej fajtori. Kjo sjellje është një shenjë e sigurt se partneri juaj po fsheh diçka. Ai mund t’ju trajtojë me dashuri dhe t’ju kushtojë vëmendje, si për shembull duke ju dhënë dhurata pa asnjë arsye, duke ju komplimentuar vazhdimisht apo edhe duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë. Duke vepruar kështu, bashkëshorti juaj po përpiqet t’jua shlyejë tradhtinë e tij dhe në këtë rast është ndjenja e fajit motivi që e udhëheq atë. Kur një burrë ndihet fajtor, ai fillon të veprojë në mënyrë të pazakontë. Për të maskuar tradhtinë e tij ose për t’u çliruar disi nga ndjenja e fajit. Nga ana tjetër, disa meshkuj mund të zgjedhin ta shmangin partneren kur kanë diçka për të fshehur, ndaj ata nuk mbajnë më kontakt me sy ose nuk fillojnë biseda. Duke qenë se sytë janë një pikë e fortë e atyre që njihen mirë, disa burra mendojnë se duke u parë në sy, sekreti i tyre do të zbulohet dhe ata e shmangin këtë.

Sjellje të fshehta, të pazakonta dhe të pashpjegueshme. Mos u shqetësoni vetëm për sjellje e tij të fajtorit. Gjithçka që mund cilësohet si sekrete, e pazakontë dhe e pashpjegueshme, mund të sinjalizojë se ai po ju fsheh diçka. Nëse partneri juaj fillon të bëhet misterioz dhe i pakuptueshëm, po ndodh patjetër ndonjë gjë për të cilën nuk jeni në dijeni. Nëse pamja e kompjuterit lëviz sapo hyni në dhomë, bisedat në telefon ndalojnë, telefonatat pranohen jashtë dhomës ku jeni, gjuha e çuditshme e trupit fillon të flasë dhe nëse partneri fillon të ngurrojë t’ju marrë me vete në vende të ndryshme, dijeni se këto janë sjellje që karakterizojnë një burrë aspak besnik.

Nuk e shihni shpesh. Nëse ai papritur nuk është më vërdallë, ka dy mundësi: ose është vërtetë i zënë me punë, ose është i zënë me dikë tjetër. Ndërkohë që bashkëshortit tuaj mund t’i dalin shumë projekte pune, udhëtime të shpeshta, orare të tejzgjatura pune, arsyeja e kësaj mund të jetë tradhtia e tij. Aktivitetet e mësipërme janë zakonisht mbulimet e fakteve që ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me dikë tjetër. Ndoshta mund të ketë planifikuar një fundjavë në ndonjë vend turistik me personin që po ju tradhton. Mund të ndodhë që bashkëshorti juaj t’ju shmanget, pasi ndihet fajtor për të qëndruar gjatë me ju në shtëpi.

Ai është vazhdimisht i padisponueshëm në telefon. Papritur e keni të vështirë të lidheni me të përzgjedhurin tuaj të jetës? Është celulari i tij i fikur në momente kur më parë ishte gjithnjë i arritshëm? A ankohet bashkëshorti juaj se celulari nuk i kishte valë për një periudhë të gjatë kohore? Nëse partneri juaj është shpesh i padisponueshëm, arsyeja e kësaj është se mund të jetë me dikë tjetër. Duke vepruar kështu meshkujt mund të kalojnë kohë të konsiderueshme me një grua tjetër, pa pasur nevojën të kthehen me nxitim në shtëpi. Fikja e celularëve është një mënyrë e mirë për t’u siguruar se asgjë nuk do ta shqetësojë gjatë qëndrimit me personin tjetër.

Besojini instinktit femëror. Nëse mendoni se partneri juaj po sillet çuditshëm, po fsheh diçka apo po takohet me dikë tjetër, mos e anashkaloni instinktin tuaj. Intuita femërore është një nga aspektet kryesore, të cilës duhet t’i besojmë pa dyshimin më të vogël. Një grua e njeh mirë bashkëshortin e saj, ajo arrin ta kuptojë kur ai është i lumtur, i mërzitur apo edhe i vetmuar. Një person që është me trupin këtu, por me mendjen gjetkë, nuk është i vështirë për t’u identifikuar. Instinkti femëror është ndër të parët që paralajmëron se diçka nuk është në rregull. Në fakt, është ajo ndjesia e ankthit që buron prej kësaj ndjenje të pavetëdijshme, që ndihmon në sinjalizimin e tradhtisë. Kjo e fundit është një veprim i ndërlikuar, ndaj edhe sjellja njerëzore ndryshon gjatë fillimit të një lidhjeje të pandershme. Gjëja më e mirë që një femër mund të bëjë, është t’i besojë instinktit të saj dhe ta vërtetojë ose hedhë poshtë atë.

Ai ndryshon në shtrat. Si shtimi ashtu edhe pakësimi i interesit në jetën seksuale sinjalizon për mungesën e besnikërisë. Nëse ai fillon t’ju shmangë dhe nuk ju sheh më me syrin e tërheqjes, atëherë mund të jetë duke i kënaqur nevojat e tij seksuale diku tjetër. Shumë çifte përjetojnë ndryshime në jetën seksuale me kalimin e kohës, por nëse bashkëshorti juaj fillon ta humbasë interesin seksual mbi ju, duhet të merrni parasysh që kjo është një provë e gjallë e tradhtisë së tij. Personi që ka njohur së fundmi mund të jetë duke i dhënë diçka më tepër nga ajo që ai merr në shtëpi. Partneri juaj mund t’i kushtojë më shumë kohë të dashurës së tij të re, pasi i duket misterioze dhe e pazbuluar. Nga ana tjetër, një rritje e jetës seksuale mund të jetë gjithashtu shenjë e tradhtisë. Seksi me një partnere të re, mund të rrisë aktivitetin e testosteroneve, duke shtuar kështu dëshirën e bashkëshortit tuaj. Një tjetër tregues i tradhtisë, mund të jetë interesi i papritur ndaj një eksperimenti seksual.

Një femër e re shfaqet. Nëse bashkëshorti juaj fillon t’ju flasë shpesh për një grua që ju nuk e keni takuar kurrë, ekziston një mundësi e mirë, që kjo femër të jetë personi me të cilin po ju tradhton. Nëse do ta pyesni rreth saj, ai do t’ju përgjigjet se është thjesht një shoqe. Nga ana tjetër, entuziazmi me të cilën po flet për të, tregon të kundërtën. Pavarësisht se ju mund të thoni se është çmenduri që një burrë t’ia prezantojë dashnoren e tij gruas, ekspertët shprehen se disa burra e bëjnë këtë. Ndonjëherë tradhtarët ndjekin strategji të ndryshme, duke qenë gjysmë të vërtetë, për të shpëtuar nga pesha e rëndë e mundësisë për t’u zbuluar.

Ju akuzon për tradhti. “Përse po më bën kaq shumë pyetje?” “Ç’të duhet se ku isha?” “Po shikoja ndeshjen me…” “Nëse nuk më beson telefonoi e pyete!” Nëse të gjitha këto mënyra mbrojtjeje ju duken të njohura, atëherë lidhja juaj martesore nuk po shkon dhe aq mirë. Kur një burrë mbrohet shumë gjatë pyetjeve për vendndodhjen e tij apo për oraret e vona të kthimit në shtëpi, atëherë ai mund të jetë duke shmangur diçka shumë të keqe. Po të ishte i pastër dhe nëse çdo gjë do të ishte në rregull, atëherë kur ju i bëni pyetje të tilla dyshuese, ai do të tallej me xhelozinë tuaj. Nga ana tjetër, nëse pa asnjë shkak bashkëshorti ju akuzon për tradhti, kjo vjen prej faktit që ai nuk po ju qëndron besnik. Kur një mashkull e sheh sesa e lehtë është të përfshihesh në një marrëdhënie të jashtme, atëherë ai fillon ta shohë edhe partneren e tij në këtë këndvështrim. Nëse ju akuzon për tradhti, është një mënyrë e padrejtë për të mbrojtur sjelljen e tij aspak të moralshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments