/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Hungaria dhe Sllovenia merren vesh për hapje të kufijve
Rajoni, Slider

Hungaria dhe Sllovenia merren vesh për hapje të kufijve

Hungaria dhe Sllovenia kanë rënë dakord për një rihapje graduale të kufijve të tyre deri më 1 qershor, tha ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

“Rihapja e ekonomive tona nuk është e mundur pa rifilluar bashkëpunimin ndërkombëtar”, shkroi në profilin e tij në Facebook, ministri Szijjarto.

“Prandaj, pa rrezikuar mbrojtjen e shëndetit, është e nevojshme një lehtësim i masave kufizuese të vendosura në kufij”, tha ai.

Më 15 maj, Sllovenia u bë vendi i parë evropian që shpalli zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhej në njoftimin e qeverisë sllovene.

Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.

Më 18 maj, qeveria e krahut të djathtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha se do të paraqesë një propozim në parlament, për të hequr dorë nga fuqitë e jashtëzakonshme të cilat iu dhanë për të luftuar pandeminë.

May 18, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres