Historia e trishtë e 24-vjeçares: Erdhi në Kosovë ta gjente babain, vdiq e vetmuar (VIDEO)
Kosovë, Slider

Historia e trishtë e 24-vjeçares: Erdhi në Kosovë ta gjente babain, vdiq e vetmuar (VIDEO)

Elita para dy vjetëve kishte ardhur ta takojë babain e saj në Kosovë, por ai e kishte refuzuar, raporton T7.

Në këtë vend pushon trupi i 24 vjeçares, Elita Barisaite.

Vajza nga Austria u varros të dielën në varresat e Prishtinës në Dragodan, por askush nga familja nuk mori pjesë në ceromoninë lamtumirëse.

Elita para dy vjetëve kishte ardhur ta takojë babain e saj në Kosovë, por ai e kishte refuzuar.

E refuzuar nga babai dhe larg nga nënës, Beatrisja tentoi të djegtë veten me benzinë.

Nga plagët që mori ajo nuk jetoi gjatë dhe vdiq.

Nëna e saj që kishte refuzuar të kujdesej për të ka autorizuar avokaten ta varrosë të bijën.

Këtë porosi e kreu avokatja, e cila tregon se si ishte njoftuar me rastin e Elitës.

Më tej avokatja tregon se Elita nuk kishte arsye ta mbyte veten.

Në anën tjetër Elitës i është refuzuar azili nga autoritet kosovare.

June 11, 2018
Struga Ekspres