Futbollisti i talentuar Atdhe Mazari nga Dollogozhda, ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë (FOTO)
Qyteti, Slider, Sport

Futbollisti i talentuar Atdhe Mazari nga Dollogozhda, ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë (FOTO)

Talenti i Shkëndijës së Tetovës, Atdhe Mazari, ka marrë një ftesë nga kombëtarja U-19 e Shqipërisë, që drejtohet nga trajneri Erjon Bogdani. Ai do të jetë pjesë e kuqezinjve të kësaj grup-moshe për dy ndeshjet miqësore kundër Rumanisë, të cilat do të luhen më 18 dhe 20 nëntor të këtij viti.

Atdheu duhet të paraqitet në grumbullim më 15 nëntor, teksa dy miqësoret me rumunët do të luhen në Shqipëri. Atdhe Mazari është nga Dollogozhda e Strugës dhe luan me të rinjtë e Shkëndijës së Tetovës. Ka lindur më 2 qershor 2001, por luan për gjeneratën e vitit 2000, me të cilën nuk ka asnjë humbje dhe barazim në kampionat. Deri më tani ai ka pasur tri ftesa nga U-17, ndërsa kjo është ftesa e parë nga kombëtarja U-19 e Shqipërisë.

November 8, 2018

Struga Ekspres