/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Filipçe: Të sillemi të përgjegjshëm dhe pa panik
Shëndetësi, Slider

Filipçe: Të sillemi të përgjegjshëm dhe pa panik

Qytetarët të zbatojnë komunikim parimor telefonik dhe elektronik me institucionet shëndetësore, përveç gjatë nevojës urgjente shëndetësore dhe të respektohen rekomandimet profesionale nga mjekët amë për ruajtjen e shëndetit dhe për mjekim të drejtë, apelon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Mos blini ilaçe pa nevojë, gjegjësisht mos bëni rezerva të panevojshme në shtëpitë tuaja, thekson Filipçe dhe shton se ilaçe me recetë në barrë të Fondit për sigurim shëndetësorë ka në sasi të mjaftueshme në qarkullim të miratuar nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore.

“Të sillemi të gjithë të përgjegjshëm dhe pa panik me çka do ta mbrojmë sistemin tonë shëndetësorë dhe me këtë edhe të gjithë ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

March 26, 2020

Struga Ekspres