Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiEgzon Belica është lojtari kryesor i Partizanit, e duan të gjithë

Egzon Belica është lojtari kryesor i Partizanit, e duan të gjithë

Olsi Rama ka folur me superlativa për futbollistin e Partizanit, Egzon Belicën. Drejtori i përgjithshëm i klubit të kuq ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, teksa analizoi shkurtimisht sezonin e qendërmbrojtësit, duke u ndalur dhe te karakteri i tij.

Rama tregoi që Belica është një nga djemtë më të jashtëzakonshëm që ka ekipi i kuq, madje nuk ngurroi ta cilësonte edhe si njeriun që ka sakrifikuar më shumë për 15-herë kampionët e Shqipërisë. Në fund tregoi edhe bisedën me të pas derbit, teksa Belica u pa me lot në sy duke qenë se ka humbur para disa ditësh babain.

“Belica ka bërë një kampionat ekzemplar. Belica është një nga ata lojtarët që, mbase s’bie në sy, por ka një stabilitet të jashtëzakonshëm. Është një garanci në atë pozicion. Luan me këdo nga shokët e atij reparti me një natyralitet shumë të mirë. Mbi të gjitha është një djalë i jashtëzakonshëm. I mbaron kontrata në fund të sezonit dhe ai e di shumë mirë, pasi unë kam biseduar: Të vijë të firmosë kur të dojë. Unë e vlerësoj jo vetëm për cilësitë e tij sportive, por edhe për cilësitë e tij humane.

Është një nga ata liderat e heshtur. Është një nga ata lojtarë që çdo trajner do t’i ketë në ekip. Çdo drejtues e do në skuadër pasi është urë komunikimi me grupin. Është një lojtar që në asnjë moment s’ka krijuar asnjë problem. Jo vetëm që s’ka krijuar problem, por edhe pse është familjar, ka sakrifikuar më shumë se beqarët për Partizanin. Në fund të ndeshjes ishte i mallëngjyer dhe ishte një moment prekës pasi para disa ditësh ka humbur të atin. Me shumë sinqeritet i thashë: Babai nga aty lart ku është, është shumë krenar në këto momente”, u shpreh Olsi Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments