/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
E dhimbshme/ Pas një sëmundje të rëndë vdes gruaja e këngëtarit, Shemi (FOTO)
Showbiz, Slider

E dhimbshme/ Pas një sëmundje të rëndë vdes gruaja e këngëtarit, Shemi (FOTO)

Këngëtari kosovar Shemsi Krasniqi i njohur për publikun si Shemi, ka dhënë një lajm të dhimbshëm përmes Facebookut.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij, ka ndërruar jetë.

Ky është postimi i tij:

Të dashur familjar dhe miq

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi.

E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time.
Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime.
Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime.
Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin.

Shëndet!

Shemi, Bonisi, Uliksi dhe familja Krasniqi

March 22, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres