/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Bilall Kasami: Duhet të kemi zgjedhje sa më shpejtë sigurisht në kuadrin zgjedhor dhe kushtetues
Maqedoni, Slider, Uncategorized

Bilall Kasami: Duhet të kemi zgjedhje sa më shpejtë sigurisht në kuadrin zgjedhor dhe kushtetues

Kryetari i Lëvizjes Besa ka kërkuar që sa më shpejtë të jetë e munduar të caktohet data e zgjedhjeve, me qëllim që shteti të funksionojë në mënyrë më të mirë të mundshme, pasi që sipas tij periudhën që shteti e ka kaluar kohën e pandemisë me Covid 19.

“Jemi në një situatë kur shteti dhe të gjithë qytetarët ballafaqohemi me një pandemi në përmasa globale por në të njëjtën kohë jemi në një periudhë ku është ndërprerë procesi zgjedhorë dhe në duhet të kemi zgjidhje edhe për këtë situatë që qytetarët të jenë të përfaqësuar në institucionet e shteti në konkretisht në parlament . Ne vlerësojmë se tani më jemi në një fazë tjetër kritike që nënkupton që sa më shpejt të jetë e mundur që të vazhdojnë afatet zgjedhore dhe të kemi zgjedhje sa më shpejtë sigurisht në kuadrin zgjedhor dhe kushtetues”, deklaroi Kasami.

Sipas Kasamit kjo situatë në bazë të Organizatës Botërore për Shëndetësi do të zgjasë më shumë, ndërsa edhe qytetarët, por edhe institucionet shëndetësore janë të njohutuar me këtë virus. Këto komente Kasami i bëri në takimin koordinues që e ka pasur në selinë e kësaj partie me deputetët e koalicionit.

May 31, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres