Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBDI DUHET TË KULLOHET, SHTRYDHET OSE ...

BDI DUHET TË KULLOHET, SHTRYDHET OSE …

Nga Musa Xh Musai

Zullumi i BDI së moti është shtuar me veprimet, kundërveprimet dhe qëndrimet e saja politike antikombëtare. Zoti Ali Ahmeti, e gjatë është lista me emrat e atyre të cilët luftuan për çështje kombëtare, për Shqipëri Etnike: Skënderbeu luftoi, por nuk lakmoi pasuri, lakmija e tij ishte atdheu, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka dhe shumë të tjerë si këta burra, shitën gjithë pasurinë për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare, për bashkimin e Shqipërisë Etnike. Ismail Qemali, nuk e shiti Shqipërinë për interesa të gushta personale, Isa Boletini nuk lakmoi pasuri, saraja të Stambollit, që ja dhuronte Porta e Lartë e Turqis. E gjatë është lista me emrat e kombëtareve, me të cilët historikisht do të mburremi si komb dhe kemi për çka të krenohemi. Këtë e vërtetoi më 1998 gjeniu i luftës për bashkimin kombëtar, legjendari i të gjitha kohërave Adem Jashari, i cili në vijën e parë të frontit i la 56 anëtar të familjes.
Prandaj me plot gojë po ta them OOOOOOOOOOOOO Ali Ahmeti, politikisht i papjekur dhe i pa aftë. Me heshtakë si Musa Xhaferi, dhe shumë tjere që i ke si ai në kreun partiak, dihet ku keni përfunduar, te vendi i turpit dhe tradhëtisë. E ke sjell popullin shqiptar të Maqedonisë te dera e skamjes, vuajtjeve, mjerimit, vajtimit dhe hupjes të të gjitha vlerave kombëtare dhe të ekzistimit. Turp u qoft të gjithëve ju që i keni fryer atij zjarri djegës, përvëlues dhe tash kërkoni të arsyetoheni. Ska arsyetim, për të gjitha ata komplote, atentate të cilat ti numëron komandant Hoxha, dhe shumë komandant tjerë të UÇK së. Zotërij të politikës së dështimit të BDI së, pa fijen e turpi tregoheni si pohikilloterm – gjakftohtë. Nuk paskeni pasur gjak shqiptari, me të gjitha ata kundërveprimet. Jeni morali hupës i luftës dhe bashkëluftëtarëve të UÇK së, nuk u treguat aspak të kujdesshëm barem ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Ashtu i pa sjellshëm me një harresë shumë të madhe, tepër përbuzëse dhe injorante, u tregove ndaj luftarëve të UÇK së, të cilët të erdhën te dera e zyrës së BDI së dhe të kërkuan vetëm bukë, nuk të kërkuan pallate, harem dhe pasuri. Ti u arsyetove se paske qen i lënduar prej aksidentit të cilin e përjetove me veturë. Pse nuk të shkoi mendja dhe ti kujtoje komandantët tu legjendar të cilët të përlorut, përgjakur, sakatosur, pa pjesë të trupit, kanë ndejtur gaditu para teje. Shumë i ke lodhur bashkëluftëtarët dhe këtë popull. Kështu si po tallet Nikolla Grujeski tash, dikur nuk na ka lodhur as drakulla Millosheviq, i cili me gjithë maqinerinë e tij antishqiptare theu qafen. Politika jotë me disa shokë tu është servile, drastike dhe servis në shërbim të vllaut sijamez Grujeskit.
Koha ka ardhur që të rikonstrukhohet BDI ja, me njerëz mentalisht të shëndosh, të cilët kan vizion, mision, aksion dhe popullin mbi të gjitha. Ata kanë besim te populli dhe i do populli, prandaj ka ardhur koha ta gjejsh vetëvethten me shokë … Jepja mandatin Azbi Likës, ose për cilin do të dojë populli dhe njerzit të cilët, mendoj se nuk do të gabojnë, besoj se do ta xjerrin BDI në nga balta zhytëse.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments