Artan Iljazi: Kazinot dhe bastoret, kjo plagë e pashëruar, politikanët heshtin
Opinion, Slider

Artan Iljazi: Kazinot dhe bastoret, kjo plagë e pashëruar, politikanët heshtin

Lojrat e fatit po marrin përmasa të mëdha në vendin tonë dhe shpesh ato konsiderohen si “sëmundja e shekullit” për shkak të varësisë që kanë njerëzit nga këto lojëra.
Këto qendra apo kazino ku njerëzit kërkojnë dëshpërimisht fatin e tyre, po mbijnë dita-ditës si kërpudha në çdo cep të vendit tonë. Në qytetë tashmë ato i gjen në çdo lagje, në çdo rrugicë apo sokak, gjithnjë e më shumë të dukshme për syrin e njeriut, këto kazino dhe lojra po frekuentohen nga të gjithë njerzit, madje kohët e fundit ku fenomen po përhapet mjaft edhe te femrat, e cila nuk ka qën realitet disa kohë më parë.Ka nga ata persona të cilët nuk merren me asgjë tjetër, përveçse me baste.
Askush nuk e kundërshtonë faktin se është kthyer në një plag sociale, e cila për fat të keq po degjeneron në krim, madje edhe brenda familjes.
Politikan, duhet menduar që njerëzit të gjejnë rrugën e duhur, rinia ti lërë kêto vese e të shohë diçka më të mirë, një të ardhme më të mirë e jo me vese.
Politikan, duhet menduar që të ulet kriminaliteti, të hiqen këto lojra fati e kazino dhe të mendoheni më shumë për një rrugë më të mirë, veçanërisht për rininë. Një rini të shëndetshme, aktive dhe sportive.
Artan Iljazi
(Struga Ekspres)

June 15, 2018

Struga Ekspres