Arben Ajdini është këngëtari i njohur nga Ladorishti i Strugës i cili që nga fëmijëria spikaste talentin e tij për këngën dhe muzikën (VIDEO)
Kulturë, Qyteti, Slider

Arben Ajdini është këngëtari i njohur nga Ladorishti i Strugës i cili që nga fëmijëria spikaste talentin e tij për këngën dhe muzikën (VIDEO)

Arben Ajdini është këngëtari i njohur nga Ladorishti i Strugës i cili që në fëmijëri spikaste talentin e jashtëzakonshëm për muzikën,shkruan Struga Ekspres.

Arben Ajdini,shkollën fillore e kreu në vendlindje-Ladorisht,ndërsa atë të mesme në vitin e parë 1990 në Prishtinë-pranë shkollës të muzikës,dega-Klarinetë.
Më vonë vazhdoi shkollimin në shkollën e mesme të përgjithshme Ladorisht-Hajdar Dushi,por dëshira e madhe për të vazhduar rrugën e muzikës,u transferua në Elbasan pranë shkollës së mesme-Onufri-dega: Solo Këndim,nga aty kreu vitin e tretë për t’a perfunduar më vonë vitin e katërt në Tiranë,pranë Liceut Artistik-Jordan Misja-dega:Solo Këndim-Bariton.
Gjatë kësaj periudhe ka patur aktivitete të ndryshme artistike në pjesmarrje të festivaleve që mbaheshin në Maqedoni ose më gjërë.Është vlerësuar me çmime të ndryshme në pjesmarrje të festivaleve si; Deputimi më i mirë-Zambaku i Prizrenit.

Zëri më i mirë-Polifest 2002.
Përshtypja më e mirë-Nota Fest-2011
Në festivalin-Këngë Jeho-1997,është vleresuar me çimimin e parë.
Gjatë kësaj kohe vazhdoi studimet në vitin e parë në Universitetin e Tetovës,dega;solo këndim me prof.Ahmet Dërguti,pas dy vitesh suksese u transferua në Institutin e lartë Tiranë,dega;solo këndim me prof.Burhan Spahiu,për të kryer vitin e tretë dhe të katërt.
Në qytetin e Strugës është marrë me krijimtari muzikore për fëmijë dhe të rritur.
Ka qenë bashkëpuntor në formimin e festivalit për fëmijë-Zogu i Artë-i cili pati jehonë dhe vazhdimësi.
Në vitin 2000/2001,ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësis-Nikola Shtejn-Tetovë,ndërsa vitet në vazhdim,u kthye në vendëlindje për të dhënë kontributin e tij në lëndën e muzikës,në shkollën fillore-Zini Hani-Veleshtë 2001/2002, shkruan Struga Ekspres.
Arben Ajdini,ka kryer Magistraturë,dega solo këndim në univeritetin e Prishtinës në vitin 2014.

Që nga vitet 2003 e këtej është mësimdhënës i rregullt,pranë shkollës fillore-Ashim Agushi-Ladorisht,krahas shkollës në fjalë ka punuar dhe në shkollën e mesme të muzikës-Todor Skalovski-Tetoec,paralele në qytetin e Strugës.Mësimdhënës në lëndën e solo këndimit, nga vitet 2008 deri në vitet 2015.
Ndër këngët e tij popullore,veçojmë:
Moj Nuse,Mall për Nënën,Se rroj në vargjet e tua,Zemra m’a thotë,28 Nëntori,e tj…(Struga Ekspres)

April 11, 2019

Struga Ekspres