Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAnketa e re: Ja kush fiton në zgjedhjet presidenciale

Anketa e re: Ja kush fiton në zgjedhjet presidenciale

Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski kryeson me 3.7 për qind diferencë para kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova tregon anketa e re e porositur nga Televizioni “Telma”, ndërsa e përpunuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis në bashkëpunim me QMBN-në.

Sipas anketës, Pendarovski ka marrë mbështetje prej 27.2 për qind të të anketuarve, Siljanovska Davkova 23.5 për qind, ndërsa Blerim Reka 11 për qind.

Rezultatet tregojnë se 17.7 për qind e anketuesve ende nuk kanë vendosur se kujt do ia japin votën, derisa 16.4 për qind nuk do të votojnë për asnjë nga tre kandidatët.

Anketa është zbatuar me telefon në periudhën prej 7 deri 11 prill në ekzemplarë reprezentativ prej 967 anketuesve.

Rezultatet krahasuese të dy anketave të “Telmës” njëra e realizuar para fushatës dhe tjetra javën e kaluar, tregon se mbështetja për Pendarovskin rritet kundrejt Siljanovskës dhe tani ai udhëheq me katër për qind në rrethin e parë.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments