Ambasadori Gjergj Dedaj viziton Tomor Morinën në burgun e Shutkës dhe tregon gjendjen e tij
Maqedoni, Slider

Ambasadori Gjergj Dedaj viziton Tomor Morinën në burgun e Shutkës dhe tregon gjendjen e tij

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj ka vizituar Tomor Morinën në burgun e Shutkës.

Përmes një postimi në “Facebook” ai ka bërë të ditur se çfarë bisedoi me ish-ushtarin e UÇK-së.

“Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines !

Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut, drejtorin e burgut Shutka ne Shkup, per trajtimin korrekt e miqesore,per lejimin e vizites sone, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parè, nga autoritetet e Maqedonise se Veriut, ne baze te nje fletearresti nderkombetare te INTERPOLIT !

Tomori ishte shume mire, i qete, ndjehej plotesisht i pafajshem, dinjitoz si dhe optimist,ne pritje te lirimit, nga se drejtesia eshte ne anen e tij dhe presim qe shume shpejte, do te kthehet ne familjen e tij dhe ne Kosove!”

August 6, 2019

Struga Ekspres