Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniAleksandar Vulin: Kam frikë se Shqipëria e Madhe do të vjen deri...

Aleksandar Vulin: Kam frikë se Shqipëria e Madhe do të vjen deri në Serbinë qendrore

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, në një intervistë për median serbe ka theksuar se: “Kur të vërtetohet ku është vija, atëherë do të mund ta mbrojmë; “Shqipëria e Madhe” është këtu, më mirë mos të presim deri në Serbinë qendrore”.

“Angazhohem për përcaktimin e kufijve me shqiptarët dhe atë sa më shpejtë!, kur të dihet vija, do të mund të e mbrojmë. Është i padiskutueshëm krimi që është bërë ndaj vendit tonë, por tash është obligimi ynë që të kemi guxim dhe forcë që të tubohemi, unifikohemi dhe të tentojmë të zgjidhim çështjen kombëtare serbe. “Shqipëria e madhe ” po vjen, ka ardhur , është këtu. Shtrohet pyetja a do ta ndalim tash apo ta presim në Serbinë qendrore”, shprehet Vulin.

Sipas tij, është koha e fundit që hapur të flas për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që nuk është qëndrim as i presidentit Aleksandar Vuçiq as i Qeverisë, por qëndrim personal. Vulin tërheq vërejtjen se “Shqipëria e madhe” në kuptimin gjeografik ende nuk ekziston, por në kuptimin politik është e pranishme.:

“Shqipëria e Madhe” veç është formuar, por vetëm mbetet të shihet sa pjesë të shteteve tjera do të përfshijë. Me hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët përjashto dy komuna në Serbinë qendrore do të jetojnë në hapësirën unike politike dhe të sigurisë në kuadër të NATO-së. Ndërsa me jetën e shqiptarëve udhëheq Tirana.

Si do arrihet pajtimi i fuqive të mëdha në rast përcaktimi të kufijve, bie fjala Gjermania nuk dëshiron dhe a do të hynim në përcaktim kufiri në territorin tonë duke shkel kushtetutën?

“Në rast të një zgjidhje të tillë, natyrisht ajo duhet të vërtetohet me referendum. Disa fuqi botërore do mbështesin këtë, disa jo, por ne kemi obligim të marrim pjesë në atë ndeshje. Vuçiq po tregon mençuri dhe guxim që me dekada nuk ka dëshmuar asnjë udhëheqës shtetëror, ai po ia del të përballet me të gjitha kundërshtimet dh eta mbaj Serbinë në Kosovë. Guximi i tij është i pashembullt, askush para tij nuk ka dashur të përzihet me këtë”, tha Vulin.

Ka edhe një argument tjetër kundër se në Kosovën e pavarur do mbeten më shumë serbë se sa ka veriu?

“Nuk ka vizatuar kufirin, por vetëm dua të ndahemi nga shqiptarët, Besoj se kjo është zgjidhja ma e mirë. Nëse ndahemi me shqiptarët, pas marrëveshjes do kemi më shumë mundësi të ndihmojmë serbët që jetojnë në territorin me shumicë shqiptare se që kemi tash edhe në territore me shumicë serbe. Në vitin 2004 nuk kishte përcaktim kufiri, por nuk ia dolëm të mbrojmë serbët. Në vitin 2008 nuk kishte përcaktim kufiri por nuk arritëm të ndalojmë shpalljen e pavarësisë. Konflikti me shqiptarët nuk është dhe nuk mund të mbetet I ngrirë. Edhe tash kur nuk ka dialog vazhdimisht ka incidente, ka provokime, ushtria e Kosovës, taksat, marrja e Trepçës, Gazivodes. Në mbretërinë otomane ka pasur dënim i lidhjes me të vdekurin. Të kthyer me fytyrë nga kufoma të lidhur me duar edhe këmbë, secila lëvizje edhe e të vdekurit, derisa njeriu i gjallë nuk çmendej. Duhet sa më parë të shkëputemi nga shqiptarët, më përpara do fillojmë të jetojmë. Nëse nuk duam me fat na qoftë Kosova e tërë e pavarur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments