Aleanca për Shqiptarët në Zvicër :12 Prilli është tmerri i BDI-së!
Bota, Slider

Aleanca për Shqiptarët në Zvicër :12 Prilli është tmerri i BDI-së!


Data 12 Prill e vitit 2020 është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Kjo datë u caktua nga një konsenzus i gjërë politik mes forcave kryesore politike.
Ishte pikërisht 12 Prilli që u prit nga shqiptarët si një datë më fat sepse rastësisht në atë periudhë mërgata shqiptare ka festë, dhe shumica nga ato do të jetë në pushime tek familjet e tyre në Maqedoninë e Veriut. Kjo datë paraqet një shpresë më shumë për të gjithë ata që e duan ndryshimin, po kjo datë dita ditës po bëhet datë tmerri dhe makthi i BDI, e cila tani më po paraqet shenja frike per 12 Prillin.
Kjo ndodhi edhe sonte gjatë debatit televiziv në Rruga Drejt, ku Nënkryetari i BDI Nevzat Bejta, nuk arriti ta fsheh frikën e subjektit të tij nga 12 Prilli me arsyetimin se Maqedonia e veriut duhet ta ratifikojë Protokolin për antarsim në NATO- dhe se data e zgjedhjeve mund të ndryshohet varësisht këtij procesi.
Nuk është hera e parë që eksponent të BDI, shfaqin shenja frike nga data 12 Prill, aq më tepër që kjo datë ndërlidhet me prezencën e diasporës shqiptare, të cilët me padurim e presin këtë datë.
Data 12 Prill, pritet të bëjë kthesën e madhe politike të ndryshimit të madh, diaspora shqiptare, impakti i zgjedhjeve në Kosovë dhe fitorja e Vetëvendosjes padyshim do reflektojnë dhe imponojnë pjekurinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për ta bërë ndryshimin sa të pritur po aq të domozdoshëm!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Zvicër

November 8, 2019

Struga Ekspres