Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Ligjin e ri për arsimin është diskriminues për shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët: Ligjin e ri për arsimin është diskriminues për shqiptarët

Dëshirojmë t’ia bëjmë me dije opinionit publik se Projekt-Ligji për Arsimin Fillor në RMV që këto ditë ishte në procedurë parlamentare, dje kaloi në komisionin amë dhe sot u votua në seancë parlamentare. Në përpilimin e këtij projekt-ligji nuk janë konsultuar shkollat, arsimtarët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në procesin e mësimdhënies. Ministri i Arsimit vendosi që debatin publik për këtë ligj ta organizojë me datë 26 korrik, në kohën kur shkollat dhe arsimtarët janë në pushim kolektiv, edhe pse drafti preliminar i të njëjtit ishte gati shumë kohë para përfundimit të vitit shkollor.

Duke qenë se me datë 29 korrik do të shqyrtohej në Komisionin për Arsim, deputetët e ASH-së përgatitën 10 amendamente të cilat u refuzuan pa përjashtim. Me keqardhje ju informojmë se në këtë komision kishte deputetë shqiptarë nga radhët e BDI-së që votuan kundër amendamenteve të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Ministri i Arsimit e interpretoi nenin si përpjekje për ‘inkluzion në arsim’.

E ndjejmë të nevojshme ta informojmë opinionin se kemi të bëjmë me një ligj diskriminues për të gjithë të involvuarit në procesin mësimdhënës. Neni 85, paragrafi 1 thotë:

Për tu punësuar, një mësimdhënës, duhet ta njohë gjuhën dhe alfabetin crilik dhe gjuhën në të cilën do të zhvillohet mësimi.

Për të shkuar akoma më larg, paragrafi 2 e këtij neni thotë:

Drejtori I shkollës fillore formon komision të përbërë nga tre anëtarë të kuadrit mësimdhënës i cili do t’I testojë njohuritë e gjuhës nga pika 1 e këtij neni (lexo: gjuhës maqedonase)

Pra, me këtë ligj krijojmë dy kategori mësimdhënësish:

– ata që sipas radhitjes në tekstin e ligjit, më të rëndësishme e kanë njohjen e gjuhës maqedonase sa atë shqipe

– ata që duhet të njohin dy gjuhë dhe të tjerët që për punësim iu duhet vetëm gjuha amtare

– ata që futen në testim njohurish dhe kolegët që vendosin për fatin e tyre

– ata që e japin lëndën e gjuhës maqedonase në paralele shqipe e që nuk testohen për njohuritë e gjuhës amtare të nxënësve të tyre.

Përpilues të Ligjit janë ata që proklamojnë ‘Shoqëri për të gjithë’ së bashku me ata të cilët vite me radhë deklarojnë se gjuhën shqipe e kanë bërë zyrtare. Shumë pyetje do të mbeten të hapura derisa vetë të involvuarit ta ngrenë zërin për të kërkuar trajtim si qytetarë me të drejta të barabarta të këtij vendi, ndërsa ASH do të jetë aty për t’i institucionalizuar kërkesat e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments