Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAlbrim Hoxha: Qëndrimi i vetëm i Ali Ahmetit para gazetarëve i shkakton...

Albrim Hoxha: Qëndrimi i vetëm i Ali Ahmetit para gazetarëve i shkakton pasiguri

Albrim Hoxha

Zoti Ahmeti zakonisht kur jep deklarata, pranë e mban njërin nga bashkëpunëtorët e tij, i cili përveç se i ndihmon në përkthim, e këshillon edhe në lidhje me raportet me mediat. Protokoli tek Presidenti nuk e lejonte që pranë tij të mbajë ndonjë këshillues. Prandaj, mendoj se qëndrimi i vetëm para gazetarëve i shkakton pasiguri atij.
Tentimi i tij për të më fyer apo për të më vënë mua në pozitë të palakmueshme, nuk është se më bëri përshtypje. Ai përveç se i bëri reklamë, të mirë apo të keqe, një produkti ushqimor, deshti apo jo, më bëri reklamë edhe mua dhe medias ku unë punoj.
Ky tentim për fyerje erdhi vetëm 3 ditë pasi mua më thirrën në bisedë informative në Stacionin e Policisë në Strugë për diçka absurde. Ahmeti dhe këshilltarët e tij, por edhe gjithë politikanët tjerë duhet ta dinë një gjë. Këto sjellje, ofendime, presione, shantazhe e të ngjashme, nuk i trembin apo ti zbrapsin gazetarët, por veç i motivojnë më shumë për ta bërë punën tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments