Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është kompetent të tregojë kur...

Venko Filipçe: Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është kompetent të tregojë kur të mbahen zgjedhjet

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është kompetent të tregojë kur duhet të mbahen zgjedhjet, por vetëm të përpilojë protokoll shëndetësor lidhur me implementimin e tyre, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai në konferencën për shtyp theksoi se presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka kërkuar nga Komisioni të përpilojë protokoll shëndetësor, i cili tashmë e ka përfunduar. Liderët e partive, siç tha, janë ata të cilët duhet të vendosin për datën e zbatimit të tyre.

“Nga Komisioni është kërkuar nga ana e presidentit Stevo Pendarovski të përpilohet ai protokoll, ekspertët e përpiluan dhe i kanë marrë parasysh të gjitha aspektet të cilat janë aktuale lidhur me zbatimin e zgjedhjeve, lidhur me kohën e zgjedhjeve ne nuk jemi kompetent ta themi këtë për shkak se zgjedhjet kanë shumë aspekte. Kjo që u kërkua prej nesh ishin vetëm të përpunohen disa aspekte shëndetësore në kuptim të implementimit të protokolleve, megjithatë ka edhe aspekte të tjera të zgjedhjeve si implikimet juridike, ekonomike, diçka në kuptim të proceseve demokratike në vend dhe liderët të marrin vendim kur duhet të ndodhin. Në këtë kuptim ne punën tonë me kërkesë së presidentit e përfunduam”, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes.

Ai shtoi se në protokoll janë vendosur disa gjëra lidhur me zbatimin e procesit zgjedhor, por sqaroi se konsideron se epidemia tashmë është nën kontroll, ndërsa rreziku mund të rritet në periudhën që vijon.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments