Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do ta votojë BDI-ja ministrin e Ziadin Selës?

A do ta votojë BDI-ja ministrin e Ziadin Selës?

Qeveria e Zaevit po funksionon pa 3 drejtues që duhet të zëvendësojnë Ramiz Merkon, Visar Ganiun dhe Arben Taravarin të cilët u zgjodhën kryetar komunash në zgjedhjet lokale.
Fushata e ashpër zgjedhore solli deri tek mundësia e rikomponimit të Qeverisë.
Edhe pse Zaev fillimisht paralajmëroi se me ose pa Selën, qeveria reformuese do të vijoj se funksionuari sepse i ka numrat e mjaftueshëm transmeton Fol.mk
Ndërsa sot, mediat kanë njoftuar që deputetet e BDI në asnjë mënyrë nuk do të votojnë për ministrin e ri të Shëndetësisë nëse ai do të jetë nga radhët e partisë së Ziadin Selës, pasi Aleanca për shqiptarët nuk e ka vendin në qeveri.
“Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Ziadin Selës, pasi ai më këmbëngulje insiston se Ahmeti ka porositur atentatin e 27 prillit në Kuvend. Sipas BDI-se, Sela ka bërë koalicion me VMRO DPMNE dhe Besa, andaj dhe vet është rreshtuar në krahët e opozitës. Prandaj, Deputetët e BDI-së nuk do të votojnë ministrin e Aleancës në asnjë mënyrë. Aleanca nuk ka barturkurrfarë përgjegjësie politike në qeveri, as ka kontribuar në gjuhën shqipe, as edhe reformat në qeveri. Ajo qe dy muaj nuk është në qeveri. Por, nuk vërehet mungesa e tyre, pasi nuk vërehet as edhe prania e tyre në qeveri”,ka thënë funksionar i lartë i BDI-së. Në këto rrethana, edhe nëse Zaev pranon kandidatur nga Sela për Ministër të Shëndetësisë, ai mund të zgjidhet vetëm me votat e VMRO DPMNE-së për arsye të mungesës së 10 votave të BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments