7 mijë euro i gjeti në rrugë dhe i’a ktheu pronarit që djali i kishte çuar për ta larë kredinë e shtëpisë

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një ngjarje interesante ka ndodhur këtyre ditëve në Rijekë të Kroacisë. Një kroate Jasna Vrhovac ka gjetur në rrugë një kovert me 7 mijë euro.

Ajo më pas ka shkruar në facebook se pronari i parave duhej të shkonte ti merrte të ajo. Dhe më pas ka qenë një fund i lumtur, pasi që është lajmëruar pronari i parave. Bëhet fjalë për një të moshuar, të cilit i kishte rënë koverti me paratë, e dërguara nga djali i tij nga Gjermania.

Djali i kishte dërguar paratë për të shlyer kredinë bankare për një shtëpi që e kishin në hipotekë. Paratë ishin në kovert në të cilin ishte shkruar vetëm “Për babain”. Por Jasna ka shpërndarë këtë në facebook dhe më në fund është gjetur pronari.