/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
11 vjeçari Artan Ramadani, talenti i shkëlqyer nga Struga që i këndon qytetit me shumë dashuri dhe pasion (VIDEO)
Kulturë, Qyteti, Slider

11 vjeçari Artan Ramadani, talenti i shkëlqyer nga Struga që i këndon qytetit me shumë dashuri dhe pasion (VIDEO)


Artan Ramadani është një talent i shkëlqyer i skenës muzikore shqiptare për fëmijë, i perfolur shumë kudo skenën muzikore të festivaleve për fëmijë,këtë herë vjen me videklipin e ri të këngës “Qyteti im”, një realizim fantastik dhe një interpretim i mrekullueshëm i 11 vjeçarit nga Struga,shkruan Struga Ekspres.

Artan Ramadani,është i lindur në Strugë, që në vegjëli tregoi shkëndijat e para të talentit tê tij ku edhe vazhdoi të ngjisë shkallët e suksesit nê çdo festival ku ai ka marrë pjesë.

11 vjeçari tregon se hobi i tij është këndimi dhe vallëzimi.
Kënga e parë e Artan Ramadanit është ”Qyteti im”,ku edhe rrëmbeu çmimin e parë në festivalin ” Peshku i Artë” në Strugë.

Si rezultat i disa pjesmarrjeve në festivale nê qytetet e Tetovës, Gjilanit, Gostivarit e shumë pjesëmarrje të tjera, Artani i finalizoi të gjitha këto pjesëmarrjet e tij në një videoklip.

Ai i apasionuar pas qytetit tê Strugës ku edhe jeton, veç këngës shumë të degjuar ia kushtoi edhe videoklipin, qytetit piktoresk të lindjes.

Artan Ramadani pasi rrembeu çmimin e parë në Festivalin “Peshku i Art” nê Strugë,rrëmbeu edhe shumê çmime me plotë meritê dhe talent.

Në festivalin “Bletëza”, Tetovë fitoi çmimin “Vokali me i mirë”.
Festivali “Sonata”, Gostivar, fitoi çmimin “Enver Stafai”.

Festivali “Peshku i Artë” fitoi çmimin “Balerini më i mirë” në Art Center.

Një talent i madh që premton shumë për një të ardhme të shkëlqyer nê muzikë dhe që nderon Strugën, quhet Artan Ramadani.

Më poshtë shijoni videoklipin e ri të këngës “Qyteti im”,nga Artan Ramadani.

(Struga Ekspres)

February 27, 2020

Struga Ekspres