Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni10 mijë familje në Tetovë, Manastir, Kërçovë dhe Shkup do të marrin...

10 mijë familje në Tetovë, Manastir, Kërçovë dhe Shkup do të marrin nga 1.000 euro

Qeveria në seancën e djeshme të 158-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me kondicionerët me efikasitet të lartë inverterë për amvisëritë në komunën e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Shkupit, të cilët shfrytëzojnë pajisje joefikase energjetike për ngrohje me derivat të ngurtë dhe fosil, me çka seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, për realizimin e kësaj mase Qeveria i rekomandon këshillit drejtues të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në kuadër të përfitimit të akumuluar, të sjell vendim për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 618.000.000 denarë për subvencionimin e qytetarëve për furnizim të inverterit me efikasitet të lartë, si dhe të sjell vendim për sigurimin e mjeteve për fushatë publike edukative për kontributin nga implementimi i masës për shëndetin e qytetarëve dhe për mënyrën në të cilën ajo do të zbatohet.

Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe inkluzivitet në realizimin e masës, Qeveria do ta ftojë Këshillin për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, të nominojë dy organizata ekologjike qytetare të jenë të përfshira në implementimin e kësaj mase, theksohet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments