Fundi i luftës në Ukrainë është pyetja për të cilën duan përgjigje të gjithë. Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, tha të martën se beson që lufta do të përfundojë “kur Putini të kuptojë se kjo aventurë ka vënë në rrezik udhëheqjen e tij, me ushtrinë e tij, me njerëzit e tij, që ai po gjakos jetën e popullit të Rusisë, ushtrisë ruse dhe të ardhmen e tyre për ambicien e tij të kotë.”
Ajo shtoi se Putin “do të duhet të ndryshojë rrugë, ose populli rus do ta marrë situatën vetë në dorë”.
Por nga perspektiva e SHBA-së, “loja e fundit është humbja strategjike e Presidentit Putin në këtë aventurë”, tha ajo.
E pyetur se çfarë e shtyu Putinin të pushtonte Ukrainën, Nuland tha se një pyetje e tillë duhet t’i drejtohej liderit rus, por shtoi se ajo beson se “me kalimin e viteve, ambicia perandorake e Presidentit Putin është rritur dhe ai është i pakënaqur me 30 vitet e fundit të Rusisë.
” Ai ka krijuar, një shtrat të tërë gënjeshtrash se si SHBA ose NATO do ta përdorte Ukrainën si trampolinë për Rusinë. Ai e ka bërë të qartë në dy ditët e fundit se në fakt nuk mendon se Ukraina është një vend i pavarur nga Rusia”, vazhdoi ajo.