Avancimi i forcave ruse në Kyiv ka ngecur, për shkak të pengesave logjistike që i kanë dalë, përfshirë këtu edhe mungesën e ushqimit për disa njësi ushtarake. Këtë e ka thënë një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane, të cilin e citon the Guardian.
Zyrtari amerikan pretendon se avancimi rus drejt kryeqytetit ukrainas, Kyivit, “ka mbetur aty ku ka qenë dje”.
Sipas tij, kjo po ndodh pasi forcat ruse po vazhdojnë të kenë probleme, por edhe për shkak të rezistëncës së ukrainasve.
Përmendet edhe mundësia që rusët të pauzojnë me qëllim avancimin e tyre.
“Një nga arsyet që përmendet për ngecjen e rusëve në veri të Kyivit është se ata po e bëjnë rigrupimin dhe po mundohen t’i zgjedhin problemet që i kanë”, ka thënë zyrtari amerikan i Mbrojtjes.
Por, zyrtari amerikan thotë se ushtria ruse, pra ushtarët e saj, kanë treguar sjellje të frikës, kur u është dashur të rrezikojnë të terren.
“E keni parë në terren, kur njësitet po dorëzohen, ndonjëherë edhe pa luftë. Dhe ata kanë marrë, shumica e luftëtarëve janë rekrutë, që nuk kanë marrë pjesë në luftë asnjëherë më parë. Disave besohet se as nuk iu është thënë se ku po shkojnë”, ka thënë tutje ai.
Ndryshe, në 24 orët e fundit, Rusia ka shpeshtuar sulmet në dy kryeqendrat ukrainase, Kyiv dhe Kharkiv.